(VIDEO) QMK: Në 24 orët e fundit janë regjistruar 25 zjarre

(VIDEO) QMK: Në 24 orët e fundit janë regjistruar 25 zjarre

Vendi po vazhdon të përballet me zjarre, ndërsa temperaturat e larta po sfidojnë edhe më shumë isntitucionet. Qendra e Menaxhimit me Kriza ka informuar se në 24 orët e fundit, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 25 zjarre në hapësira të hapura, nga të cilat dy janë aktive, një është nën kontroll dhe 22 janë shuar plotësisht.

MARKETING

Description of image

Ndërkohë mëngjesin e sotëm kryetari i komunës së Kriva Palankës, Sashko Mitovski, alarmoi për situatën me zjarrin afër komunës. Përmes një video-mesazhi në Facebook njoftoi se deponia e mbeturinave komunale që ndodhet në afërsi  të komunës po digjet për më shumë se 15 orë.

Sashko Mitovski, kryetar i Kriva Pallankës

“Gjatë natës, pra për më shumë se pesëmbëdhjetë orë jemi këtu, shërbimi i zjarrfikësve nga Kriva Palanka, punonjës të ndërmarrjes publike ‘Komunalec’, na erdhën në ndihmë nga komuna jonë fqinje e Rankovcës, dhe disa kompani gjithashtu iu bashkuan aksionit me iniciativën e tyre. Ajo që mund të them është se zjarri është i madh dhe në shkallë më serioze, dhe përveç shuarjes së tij me ujë, nevojitet edhe një sasi më e madhe e materialit prej dheu.”

Ndërkohë, përshkak të paralajëmrimit të meteorologëve për rritje të temperaturave drejtori i Qendrës së Menaxhimit me Kriza Muhamed Ali bëri apel për kujdes sepse siç tha në këtë mot të nxehtë mund të ketë rritje të rrezikut për shfaqjen dhe përhapjen e shpejtë të zjarreve në hapësira të hapura dhe të zjarreve pyjore me intensitet shumë të lartë.

Muhamed Ali, drejtor I Qendrës së Menaxhimit me Kriza

“Në kushtet e temperaturave të larta dhe rrezikut të shtuar nga zjarret, u bëj apel qytetarëve për kujdes të veçantë dhe sjellje të përgjegjshme, veçanërisht gjatë qëndrimit dhe lëvizjes në natyrë. Çdo pakujdesi mund të shkaktojë zjarr, i cili në këto kushte atmosferike mund të përhapet shumë shpejt dhe të përfshijë sipërfaqe të mëdha”.

Qendra për Menaxhim me Kriza shtoi ai vazhdon monitorimin e vazhdueshëm të situatës, si dhe informimin në kohë dhe koordinimin e institucioneve kompetente

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, temperature ditore në disa vende do të arrij në 40 gradë Celsius, ndërsa temperaturat e larta shtuan ata, do të vazhdojnë edhe gjatë natës.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING