Zjarr në një shtëpi në Gostivar, tre persona dërgohen në urgjencë, përfshirë dy policë
Një banesë në Gostivar është përfshirë nga flakët, ndërsa tre persona, mes të cilëve dy zyrtarë policorë, janë paraqitur në urgjencë, bëri të ditur SPB Tetovë.
Sipas njoftimit, më 05.08.2026, në orën 17:15, pranë DPB Gostivar është raportuar një zjarr në shtëpinë e G.S. (36), e cila ndodhet në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar.
Flakët janë shuar nga ekipi i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit Gostivar. Pas thithjes së tymit, H.Xh. nga Gostivari dhe dy policë të DPB Gostivar, të cilët kishin ndihmuar gjatë ndërhyrjes, janë paraqitur për kontroll në Qendrën Urgjente Gostivar.
SPB Tetovë njoftoi gjithashtu se këqyrja në vendin e ngjarjes është kryer nga një ekip i DPB Gostivar.

