(VIDEO) Mickoski: Uji teknik në Gostivar do të lëshohet deri në fund të javës

(VIDEO) Mickoski: Uji teknik në Gostivar do të lëshohet deri në fund të javës

Kryeministri Hristijan Mickoski pret që deri në fund të javës në Gostivar të lëshohet në përdorim uji teknik, kurse deri në fund të javës së ardhëshme uji të jetë i sigurtë për pije, në qoftë se siç thotë aktivitetet realziohen në bazë të dinamikës së paraparë.

MARKETING

Description of image

Hristijan Mickoski, kryeministër

“Nëse gjithçka shkon siç duhet, meqenëse janë përfshirë ekipe nga ujësjellësi i Shkupit dhe ekspertë, pres që deri në fund të kësaj jave të kemi ujë teknikisht të rregullt në Gostivar. Tani duhet të fillojmë pastrimin e plotë të sistemit në mënyrë që të marrim ujë që do të ketë nivele normale të klorit dhe që do të jetë i mirë për përdorim teknik. Plani është që deri në fund të javës së ardhshme ai ujë të jetë i mirë për t’u pirë”.

Ndërkohë, për situatën në Gostivar u pyet edhe bashkëkryetari  i VLEN-it  Izet Mexhiti, i cili u kritikua në opinion bashkë me të gjithë kryetarët e partive shqiptare se nuk e kanë vizituar Gostivarin, në këtë periudhë të vështirë për ta. Mexhiti u përgjigj se nuk kanë dashur ta politizojnë situatën.

Izet Mexhiti, bashkëkryetar i VLEN-it  

“Po e ndjekim edhe në Qeveri, edhe në institucionet kompetente. Po presim analizat e fundit për veprim. Pra, jemi në shërbim të situatës. Kanë qenë persona kompetente nga Qeveria, kanë qenë ministrat e resorëve, do jemi edhe ne, por nuk kemi dashur ta ngarkojmë politikisht situatën. Fillimisht t’i ndihmojmë qytetarët, situatën dhe mandej  përgjegjësi”.

I pyetur se a mendon se ka përgjegjësi kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani, Mexhiti theksoi se këtë u’a lë institucioneve kompetente që të vlerësojnë gabimet, lëshimet dhe përgjegjësitë.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING