Shkupjani ther për vdekje babain e alkoolizuar, e pa duke ja sulmuar fizikisht nënën
Një 31-vjeçar nga Shkupi është arrestuar nën dyshimin se ka vrarë babanë e tij me thikë, pasi ky i fundit, sipas policisë, kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten në shtëpinë familjare.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, transmeton SHENJA, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 12 korrikut, rreth orës 22:35, në territorin e Stacionit Policor “Bit Pazar”. Viktima, E.L. (52), i cili sipas denoncimit ishte nën ndikimin e alkoolit, fillimisht ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 54-vjeçare, nënën e të dyshuarit.
Pas kësaj, djali i tij, B.Xh. (31), dyshohet se e ka goditur me thikë, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.
Policia e ka arrestuar 31-vjeçarin rreth orës 23:00, ndërsa gruaja 54-vjeçare është dërguar në Spitalin “Shën Naumi i Ohrit” për të marrë ndihmë mjekësore.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës ndaj të dyshuarit.

