(VIDEO) U mbajt mbledhja e parë konstituive e përbërjes së Kuvendit të Lidhjes Shqiptare

(VIDEO) U mbajt mbledhja e parë konstituive e përbërjes së Kuvendit të Lidhjes Shqiptare

Në Strugë është mbajtur mbledhja e parë konstituive e përbërjes së re të Kuvendit të Lidhjes Shqiptare, gjatë së cilës janë shqyrtuar edhe disa pika të tjera të rendit të ditës. Me shumicë absolute Kuvendi zgjodhi Kryesinë e re të partisë. Po ashtu u vendos që të lihen vende të paplotësuara të cilat pritet të plotësohen pas konsolidimit të strukturave lokale dhe sistemimit të prurjeve të reja.

Anëtarët e Kryesisë së Lidhjes Shqiptare u zgjodhën Elmi Aziri, Driton Nebiu, Izeir Memedi, Naim Bajrami, Ismail Ibishi, Zulfi Adili, Ilire Dauti, Vjollcë Berisha, Adnan Neziri, Berat Jakupi, Artina Qazimi, Arben Zeqiri, Remzi Mehmedi, Tiron Jajaga, Ilirjan Fetahu, Premtime Zylali, Arsim Dalipi, Halit Ferati, Bujar Bajrami e Bekim Tateshi.

Ndërkaq, për kryetar i Kuvendit të partisë, me mbështetje absolute të kuvendarëve u zgjodh deputeti Elmi Aziri. Kuvendi poa shtu solli vendim për ristrukturimin e degëve të partisë, mbajtjen e kuvendeve dhe zgjedhjen e kryesisë dhe kryetarëve të degëve.

Në mbledhjen e parë të Kuvendit është diskutuar edhe për situatën aktuale politike, ku kryetari Ziadin Sela, elaboroi rreth zhvillimeve politike si dhe pozicionin dhe veprimet e Lidhjes Shqiptare. Kryetari Sela ka shprehur shqetësimin e tij për situatën e rënduar politike, degradimin e shqiptarëve dhe të drejtave tona kombëtare.

Para kuvendarëve, Sela ka theksuar se Lidhja Shqiptare do të mbetet në qëndrimet e fuqishme për mbrojtjen e Kauzës Kombëtare dhe se do të kundërshtojmë çdo vendim që shkon në dëm të shqiptarëve. Ai sqaroi se e kaluara e tyre si Aleancë për Shqiptarët dhe Lidhja Shqiptare nuk do të pranojë asnjëherë joshjen, nënshtrimin dhe kalkulimet për interesa të ngushta personale në dëm të interesave kolektive të shqiptarëve në vend, sipas tij duke ruajtur autonominë e subjektit.

Zebushe Ramadani /SHENJA/

MARKETING