Ibrahimoviq: Goli i Bellingham nuk duhej të pranohej
Legjenda suedeze, Zlatan Ibrahimoviq ka deklaruar se goli i barazimit të Jude Bellingham ndaj Norvegjisë nuk duhej të ishte pranuar.
Sipas Ibrahimoviçit, topi preku kabllon e kamerës dhe ndryshoi trajektore, çka përbën ndërhyrje të jashtme dhe, sipas rregullave, loja duhej të ndërpritej menjëherë.
“Ligji është ligj, pavarësisht nëse është minuta e parë apo e 90-të. Nëse topi ndikohet nga kablloja e kamerës, rifillimi i duhur është me top të lëshuar , jo vazhdimi i aksionit”, u shpreh ai.
Suedezi shtoi se rregullat nuk mund të injorohen vetëm sepse goli ishte spektakolar, duke theksuar se nëse një situatë e tillë do të kishte ndodhur në dëm të Anglisë, reagimet do të ishin shumë më të mëdha./Klankosova.tv


