Incidenti me aeroplanin e “Rajaner”, autoritetet vazhdojnë hetimet

Incidenti me aeroplanin e “Rajaner”, autoritetet vazhdojnë hetimet

Hetimi për incidentin me aeroplanin e “Rajaner” nga Selaniku për në Memingen, i cili ndodhi dje në mëngjes mbi Maqedoni, është duke vazhduar, deklaroi për MIA-n kryetari i Komitetit për Hetimin e Aksidenteve Ajrore dhe Incidenteve të Rënda, Marjan Prposki.

Ai shtoi se janë në komunikim të vazhdueshëm me Bordin Kombëtar të Sigurisë së Transportit (NTSB) dhe se do ta informojnë publikun për çdo informacion shtesë në lidhje me rastin në kohën e duhur.

Një aeroplan i “Rajaner” nga Selaniku për në Memingen u kthye në Selanik menjëherë pas ngritjes dje pasi gjatë fluturimit një dritare u shkëput pranë një udhëtari, njoftoi Rajaner për incidentin, në të cilin një nga udhëtarët është lënduar lehtë.

Kompania ajrore tregoi se aeroplani u ul pa probleme në Selanik dhe udhëtarët u kthyen në ndërtesën e terminalit.

“Një udhëtar kërkoi dhe mori ndihmë mjekësore pas uljes në Selanik. Për të minimizuar vonesën, u sigurua një aeroplan zëvendësues për të transportuar udhëtarët në Memingen, i cili u nis nga Selaniku këtë mëngjes në orën 9:35 sipas kohës lokale”, thuhet në komunkatën e djeshme të “Rajaner”, e cila u publikua nga mediat greke.

MARKETING