7.8 milionë denarë dëmshpërblim për Selën për ngjarjet e 27 prillit

7.8 milionë denarë dëmshpërblim për Selën për ngjarjet e 27 prillit

Gjykata e Apelit në Shkup ka marrë vendim të formës së prerë me të cilin pjesërisht e ka pranuar ankesën e kryetarit Ziadin Sela dhe ka rritur shumën e dëmshpërblimit që shteti duhet t’ia paguajë për dëmin jomaterial të pësuar gjatë sulmit në Kuvend më 27 prill 2017. Shteti obligohet t’i paguajë Selës gjithsej 7.800.000 denarë për cenimin e të drejtave personale lidhur me shëndetin e tij fizik dhe psikik. Sipas arsyetimit të Gjykatës së Apelit, gjykata e shkallës së parë nuk e ka vlerësuar në mënyrë të mjaftueshme seriozitetin e dëmit të shkaktuar, si dhe nuk ka marrë parasysh të gjitha rrethanat relevante që ndikojnë në përcaktimin e një kompensimi të drejtë. Në padinë e tij civile, Ziadin Sela kishte kërkuar gjithsej 61 milionë denarë si kompensim për dëmin e pësuar gjatë ngjarjeve të dhunshme në Kuvend.

MARKETING