LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, apel për kujdes në disa akse rrugore
Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa dhe në kushte të mira, pasi rrugët janë të thata, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).
Sipas njoftimit, intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në pikat kufitare nga ana maqedonase nuk ka pritje të gjata për hyrje apo dalje nga vendi.
LAMM u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të respektojnë shpejtësinë e lejuar, sinjalistikën rrugore dhe të drejtojnë me kujdes, veçanërisht në akset që kalojnë nëpër lugina, gryka dhe zona malore, ku ekziston rreziku i rrëshqitjeve të dheut.
Kujdes i shtuar rekomandohet në segmentet rrugore Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë.

