Belgjika “hesht” Trumpin, turpëron SHBA-në dhe kap çerekfinalet

Belgjika “hesht” Trumpin, turpëron SHBA-në dhe kap çerekfinalet

Belgjika kaloi në avantazh që në minutën e 9-të me Charles De Ketelaere, i cili përfitoi nga një top i mbetur në zonë dhe nuk fali. Pak më pas, belgët humbën Amadou Onana për shkak të një dëmtimi në gju, por kjo nuk ua prishi ritmin.

MARKETING

Description of image

SHBA-ja barazoi në minutën e 31-të me Malik Tillman, pas një goditjeje dënimi që u devijua në mur dhe mashtroi Thibaut Courtois. Megjithatë, reagimi belg ishte i menjëhershëm. Vetëm dy minuta më vonë, Leandro Trossard harkoi saktë në zonë dhe De Ketelaere realizoi golin e dytë personal për 2-1.
Në pjesën e dytë, një gabim i rëndë i portierit Matthew Freese vendosi praktikisht fatin e ndeshjes. De Ketelaere i rrëmbeu topin pranë zonës, ndërsa Hans Vanaken shënoi në portën e boshatisur për rezultatin 3-1.

Në fund, me amerikanët të dorëzuar, Rudi Garcia aktivizoi edhe Lukakun, i cili shfrytëzoi një tjetër gabim në mbrojtjen e SHBA-së dhe vulosi fitoren 4-1 në minutën e 93-të.
Belgjika siguron kështu kualifikimin në çerekfinale, ndërsa SHBA-ja eliminohet para tifozëve të saj. Pas një ndeshjeje të mbushur me polemika jashtë fushe, belgët dhanë përgjigjen më bindëse aty ku kishte më shumë rëndësi: në fushën e lojës.

MARKETING