Parashikimi i motit
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite do të ketë kushte për paqëndrueshmëri të izoluar me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriperëndimi.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin 9 deri në 19 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 26 deri në 34 gradë.
Në Shkup, me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriu. Temperatura minimale në kryeqytet do të bjerë në 15, ndërsa maksimale do të arrijë 32 gradë.

