Lamtumirë “Audiut” të Merkos, Komuna e Strugës e shiti për 22 mijë euro

Lamtumirë “Audiut” të Merkos, Komuna e Strugës e shiti për 22 mijë euro

Komuna e Strugës ka shitur në ankand publik automjetin zyrtar “Audi”, të cilin e bleu ish-kryetari Ramiz Merko.

MARKETING

Description of image

Siç njofton komuna. në ankand morën pjesë nëntë ofertues nga Struga, Ohri, Manastiri dhe Shkupi. Ofertën më të lartë, në vlerë prej 22.000 euro, e paraqiti një kompani nga Manastiri, e cila u shpall fituese.

Komuna bën të ditur se mjetet e përfituara nga shitja do të përdoren për uljen e borxhit komunal.

Në njoftim thuhet se administrata aktuale synon të racionalizojë shpenzimet dhe se nuk e konsideron të nevojshëm përdorimin e automjeteve luksoze në administratën komunale.

Po ashtu, Komuna e Strugës thekson se do të vazhdojë me politikat e uljes së shpenzimeve, rritjes së transparencës dhe menaxhimit të financave publike.

MARKETING