Ekipet e Komunës së Çairit vazhdojnë në terren pas reshjeve të dendura të shiut

Ekipet e Komunës së Çairit vazhdojnë në terren pas reshjeve të dendura të shiut

Pas reshjeve të dendura të shiut, punëtorët sezonalë të Komunës së Çairit, në bashkëpunim me ekipet e NP “Higjiena Komunale”, ishin të angazhuar deri në orët e vona të mbrëmjes dhe vazhdojnë edhe sot me aktivitetet në terren.

Ndërhyrjet po realizohen në rrugë dhe hapësira publike në të gjithë territorin e komunës, sipas prioriteteve dhe nevojave të evidentuara, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të pastërtisë dhe funksionalitetit.

Paralelisht me pastrimin e terrenit, ekipet po vazhdojnë edhe me grumbullimin dhe largimin e mbeturinave kabaste në lagje të ndryshme të Çairit.

Komuna e Çairit mbetet e angazhuar që, përmes pranisë së vazhdueshme në terren, të sigurojë hapësira publike të pastra dhe funksionale për të gjithë qytetarët.

MARKETING