Sunderland ‘ngre murin’, refuzon ofertën prej 8 milionë Paundë për Granit Xhakën, e konsideron të pashitshëm
Sunderland ngre murin për Granit Xhakën dhe refuzon ofertën e Chelsea për mesfushorin 33 vjeçar. Klubi londinez shfaqi dëshirën për të sjellë në Stamford Bridge mesfushorin e kombëtares zvicerane që aktualisht është i impenjuar në Botërorin e SHBA, Kanadasë dhe Meksikës për ta vënë sërish nën urdhrat e Xabi Alonsos me të cilin Xhaka kishte punuar te Bayer Leverkusen..
Mësohet e se Blutë e Londrës kishin bërë një ofertë prej 8 milionë paundë për Granit Xhakën, por sipad medias britanike, drejtuesit e Sunderland e refuzuan këtë ofertë dhe i komunikuan klubit londinez Granit Xhaka u bashkua me Sunderlandin në verën e vitit të kaluar për 17.5 milionë paundë dhe e ndihmoi këtë skuadër të të mbyllë sezonin 2025/26 në vendin e 7 që i jep mundësinë kësaj skuadre të marrë pjesë në kompeticionet evropiane për herë të parë pas 53 vitesh.
Chelsea nga ana e tij e mbylli kampionatin në vendin e 10 duke mbetur jashtë kompeticioneve evropiane me Blutë e Londrës që në këtë mënyrë po kërkojnë të përforcohen për sezonin e ardhshëm. Granit Xhaka ka me Sunderlandin një kontratë deri në qershor të 2028 dhe klubi i tij është i vendosur për të mbajtur futbollistin në radhët e tij dhe i bënë të ditur Chelsea se nuk do të pranojnë as ofertat e tjera dhe se kontrata duhet respektuar nga të gjitha palët.

