Osmani kritikon VLEN-in: Shqiptarët kanë humbur peshën e tyre politike

Osmani kritikon VLEN-in: Shqiptarët kanë humbur peshën e tyre politike

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka kritikuar qeverisjen aktuale, duke vlerësuar se shqiptarët, dy vite pas ndryshimit të pushtetit, janë përjashtuar nga proceset vendimmarrëse dhe janë në pozitë më të pafavorshme.

“Ku janë shqiptarët sot, dy vite më pas?

Dy vite më parë u premtua ndryshimi.

Sot, shqiptarët e gjejnë veten:

jo më si shtytës të procesit eurointegrues dhe evropianizimit të shtetit;
jo më si faktor pa pëlqimin e të cilit nuk merreshin vendime të rëndësishme;
të përjashtuar nga institucionet shtetërore dhe nga proceset vendimmarrëse;
jashtë proceseve të mëdha ekonomike, ndërsa pasuria publike shpërndahet në rreth të ngushtë partiak e familjar;
me të drejta të cenuara dhe me mekanizma të barazisë që po zbehen dita-ditës;
jashtë zhvillimeve të rëndësishme kulturore e identitare;
me një diasporë të lënë jashtë dhe pa përfaqësim të denjë;
më të varfër, më të pasigurt dhe më të lodhur.

Mbi të gjitha, shqiptarët sot ndihen më pak të respektuar në shtetin që e ndërtuan bashkë.

Një popull që para dy vitesh ishte faktor vendimmarrës, sot shndërrohet në spektator.

Kjo nuk është ajo që u premtua. Dhe sigurisht nuk është ajo që meritojnë shqiptarët.

P.S.: Më së miri e përshkruan kryetari i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski: “VLEN-i është partneri i tretë i koalicionit”.”, ka shkruar Osmani.

MARKETING