(VIDEO) Toshkovski: Pas vendosjes së “Qytetit të sigurt”, ulen aksidentet e trafikut për 40%

(VIDEO) Toshkovski: Pas vendosjes së “Qytetit të sigurt”, ulen aksidentet e trafikut për 40%

Që nga vendosja e sistemit “Qyteti i Sigurt”, për 5 muaj janë regjistruar 120.000 shkelje trafiku. Këtë e tha sot ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, në raportin për punën e tij dyvjeçare në krye të Ministrisë së Brendshme. Ky sistem që fillimisht nisi zbatimin në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë, sipas Toshkosvkit, ka ulur numrin e aksidenteve të trafikut për 40%.

Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme

“Nga 1 janari, kur filloi sistemi ‘Qyteti i Sigurt’, është regjistruar ulje e numrit të aksidenteve të trafikut për rreth 40%, gjegjësisht kanë ndërruar jetë 34 persona, përkundër 55 viktimave për të njejtën periudhë vitin e kaluar. Deri në 22 qershor 2026, përmes kamerave janë regjistruar 120 000 shkelje trafiku, nga të cilat 95% janë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar”.

Sipas tij për këto dy vjet efikasiteti i Ministrisë së Brendshme është rritur për 69%, është rritur numri i kapjes së autorëve të veprave penale, janë neutralizuar rreth 30 grupe kriminale që kanë vepruar në fusha të ndryshme.

Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme

“Në fushën e korrupsionit, numri i grupeve të organizuara kriminale me veprimtari korruptive që janë neutralizuar është rritur për 50%. Janë neutralizuar gjashtë grupe të tilla, ku janë ngritur kallëzime penale për 146 persona fizik dhe 18 subjekte juridike. Janë zbuluar rreth 500 vepra penale, kurse numri i autorëve të raportaur tejkaon 1 000-shin, që paraqet rritje të konsiderueshme në krahasim me periudhën e kaluar”.

Në raportrin për punën e tij dyvjeçare në Ministrinë e Brendshme, ai përmendi se lidhur me tregtinë e paligjshme të drogës, kanë neutralizuar 11 grupe kriminele, janë parandaluar 9 transporte ndërkombëtare të marihuanës dhe kokainës dhe janë zbuluar tre laboratorë të improvizuar. Tha se janë zbuluar mbi 1,600 vepra penale, janë raportuar rreth 1,900 autorë dhe janë sekuestruar rreth 6.2 ton drogë. Sekuestrimi i kokainës, shtoi ai, është rritur me më shumë se 300 përqind. Bëri me dije gjithashtu se janë sekuestruar 550 armë. Përmendi se numri i vjedhjeve të rënda është ulur gjithashtu me më shumë se 30 përqind, ndërsa grabitjet janë ulur me mbi 40 përqind. Numri i vrasjeve, nga ana tjetër, është ulur me 4 përqind.

Gjatë kësaj periudhe 2 vjeçare kundër Toshkovskit janë ngritur 3 interpelanca nga opozita dhe që të gjitha kanë kaluar pa sukses.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING