(VIDEO) Një mbrëmje e paharruar nga artistët Burhan Shaban dhe Mustafa Demirci

(VIDEO) Një mbrëmje e paharruar nga artistët Burhan Shaban dhe Mustafa Demirci

Në ambientet e Filharmonisë në Shkup, u mbajt koncerti i muzikës shpirtërore “Tasavvuf Musikisi”, të bashkëorganizuar nga Shoqata Kulturore dhe Humanitare “Ensar”, Instituti Yunus Emre dhe Halkbank Shkup. Në ngjarjen kulturore e artistike performuan artisti i njohur shkupjan, Burhan Shaban dhe Mustafa Demirci nga Turqia, ku para një audience të gjerë, kanë sjellur një mbrëmje të veçantë me interpretime të muzikës tradicionale sufiste.

Në këtë mbrëmje të paharruar, morën pjesë ambasadori i Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke dhe vendase si dhe shumë qytetarë e artdashës nga vendi dhe rajoni.

Drejtori i Përgjithshëm i Halkbank Shkup, Fatih Sahbaz, në fjalën e tij tha se dy artistët shërbejnë si urë lidhëse mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë.

FATIH SAHBAZ, DREJTORI I PËRGJITHSHËM I HALKBANK

“Tasavufi është një shpirt që është përthithur në këto troje dhe në shumë vende të Turqisë. Dëshiroj që pasqyrimi i këtij shpirti tek secili prej nesh dhe këto melodi të tasavufit t’i pëshpërisin gjëra të bukura shpirtit tonë”.

Koordinatori i YEE-së në Shkup, Yunus Dilber, nga ana e tij, tha se si institucion këtë vit kanë realizuar aktivitete të ndryshme në rreth 70 vende të botës në kuadër të Javës së Ditëlindjes së Profetit Muhamed, duke shtuar: “Shpresojmë që të jetë një program i bukur përkujtimor”.

Ndërkaq, kryetari i Shoqatës Kulturore dhe Humanitare “Ensar”, Suleyman Baki, tha se si shoqatë që nga viti 2002 vazhdojnë t’u shërbejnë njerëzve të vendit pa bërë dallime, kryesisht në fushën e arsimit, por edhe në ndihmë reciproke dhe kulturë.

SULEYMAN BAKI ,KRYETARI I SHOQATËS KULTURORE DHE HUMANITARE “ENSAR”

“Vazhdojmë pa ndërprerje me projekte dhe aktivitete që i drejtohen botës sonë shpirtërore në çdo fushë të kulturës sonë nga aspekti shpirtëror”.

Pas fjalimeve, pjesëmarrësit e ndoqën me interes koncertin e interpretuar nga artistët e mirënjohur Burhan Shaban dhe Mustafa Demirci.

Zebushe Ramadani /SHENJA/

MARKETING