(VIDEO) Nuk ka libra të reja për nxënësit e klasës së nëntë dhe të vitit të tretë

(VIDEO) Nuk ka libra të reja për nxënësit e klasës së nëntë dhe të vitit të tretë

Nxënësit e klasës së nëntë dhe ata të vitit të tretë të shkollës së mesme edhe këtë vit do të përdorin tekste të vjetra shkollore, pasi librat e rinj për këto nivele nuk janë përgatitur ende sipas programeve të reja mësimore. Ndërkohë, nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën kanë marrë komplete të reja tekstesh, ndërsa në ditët në vijim do të shpërndahen edhe librat për klasat e tjera të arsimit fillor dhe të mesëm. Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, deklaroi se sistemi i furnizimit dhe shpërndarjes së teksteve tashmë funksionon në mënyrë të qëndrueshme, ndërsa librat e rinj për klasën e nëntë dhe vitin e tretë të shkollës së mesme pritet të përgatiten vitin e ardhshëm.

VESNA JANEVSKA, MINISTRE E ARSIMIT

“Në ditët në vijim do të fillojë edhe shpërndarja e teksteve për klasën e katërt dhe klasat më të larta në arsimin fillor dhe të mesëm. Porositë janë bërë, librat po shtypen për të gjitha lëndët, përfshirë edhe ato për të gjitha gjuhët e huaja, të cilat mungonin prej vitesh, por janë siguruar që nga viti i kaluar. Përjashtim do të jenë tekstet për klasën e nëntë dhe vitin e tretë të shkollës së mesme, sepse sipas planit etapik për reformimin e sistemit arsimor, vitin e ardhshëm parashihet hartimi i programeve të reja mësimore dhe, paralelisht me to, edhe i teksteve të reja shkollore”.

Ndërkaq, kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se është për të ardhur keq që në kohën e inteligjencës artificiale ende konsiderohet sukses shpërndarja në kohë e teksteve shkollore.

/SHENJA/

MARKETING