A mund ASH-ja sërish të jetë pjesë e Qeverisë? Ja cfarë thotë Taravari

A mund ASH-ja sërish të jetë pjesë e Qeverisë? Ja cfarë thotë Taravari

I pyetur nëse mund të ndodhë rikthimi i Aleancës për Shqiptarët në Qeveri, kryetari i ASH-së, Arben Taravari, në emisionin “Debat në Shenja”, deklaroi se është nënçmuese të hyet prej aty prej ku ke dalë, por nuk përjashton mundësinë që kjo të ndodh me ndonjë marrëveshje të re.

“Vetëm se me një marrëveshje të re në të cilat do të kishte së paku garanca për fillimin e negociatave me BE-në dhe ndryshimet kushtetuese ne atë rast edhe mund të diskutohet”, tha Taravari, duke shtuar se në të kundërtën nuk ka se çfarë të diskutohet.

MARKETING