(VIDEO) Kryeministri thirrje tregtarëve: Ulni çmimet se do t’ju dënojmë
Pas uljes së çmimeve të derivateve të naftës, Hristijan Mickoski paralajmëroi tregtarët se duhet edhe ata të ulin çmimet e produkteve bazë të cilat janë shtrenjtuar muajt e fundit. Ai tha se sot do të ketë takim në Qeveri me përfaqësuesit e kompanive distribuese dhe marketeve për të diskuatuar për këtë temë, duke shtuar se, nëse tregtarët nuk i ulim çmimet, Qeveria do të ndërmarrë masa adekuate.
Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së
“Porosia ime do të jetë e qartë: kriza po përfundon. Qytetarët treguan tolerancë; tani është koha që atyre t’ua kthejnë këtë dhe menjëherë të fillojnë me uljen e çmimeve të produkteve, veçanërisht të produkteve bazë ushqimore. Ne, si Qeveri, kemi mekanizma për të reaguar nëse kjo nuk ndodh. Nuk pranoj arsyetime dhe justifikime. Nëse në ditët në vijim nuk shihet reagim nga ana e tyre, do të reagojmë, dhe atë në afat të gjatë”.
Ai më tej shtoi se, nuk do të pranojë arsyetime dhe paralajmëroi kontrolle të përforcuara dhe inspektime, nëse në ditët në vijim nuk pason reagim nga tregtarët.
Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së
“Produktet ushqimore bazë duhet t’i nënshtrohen një korigjimi, sepse qytetarët ishin tolerantë dhe tani është koha që t’ua shpaguajnë qytetarëve dhe do të bëjmë ndonjë krahasim se si janë çmimet në rajon, si janë çmimet te ne për disa nga produktet ushqimore dhe disa markete të caktuara nëse ka nevojë prej nesër do t’i publikojmë me emër dhe mbiemër”.
Muajtë e fundit ka pasur rritje të çmimeve të produkteve bazë, si pasojë e rritjes së çmimeve të derivateve të naftës të cilat u shtrenjtuan pas shpërthimit të luftës në Iran. Sipas të dhënave të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, shportën minimale sindikale për muajin qershor, është vlerësuar të jetë 68.654 denarë për të mbuluar shpenzimet bazë mujore.
Tetua Buçi /SHENJA/

