(VIDEO) VMRO: Për dy vjet paga mesatare neto është rritur për 8 000 denarë

(VIDEO) VMRO: Për dy vjet paga mesatare neto është rritur për 8 000 denarë

Paga mesatare neto në Maqedoni është rritur me afërsisht 8.000 denarë gjatë një periudhe dyvjeçare, deklaroi sot në një konferencë për shtyp deputeti i VMRO-DPMNE, Bojan Stojanoski.Ai theksoi se, sipas të dhënave zyrtare, në mars të vitit 2024 paga mesatare neto ishte 40.496 denarë, ndërsa në mars të vitit 2026 ajo arriti në 48.433 denarë.

BOJAN STOJANOSKI, DEPUTET I VMRO-SË

“Kjo do të thotë se për dy vjet paga mesatare neto është rritur me afërsisht 8.000 denarë, përkatësisht me 19,6 për qind.  Gjatë së njëjtës periudhë rritja e çmimeve ka qenë 7,8 për qind, ndërsa pas korrigjimit me inflacionin, rritja reale e pagës mesatare arrin në afërsisht 11 për qind”.

Stojanoski vlerësoi se pagat po rriten më shpejt se çmimet dhe se kjo kontribuon në rritjen e fuqisë blerëse të qytetarëve.Ai shtoi se rritje e pagave është shënuar në të gjithë sektorët kryesorë, ku rritja më e madhe në vlerë absolute është regjistruar në sektorët e informatikës dhe komunikimeve, transportit dhe magazinimit, si dhe minierave, ndërsa përqindja më e lartë e rritjes është regjistruar në transport, veprimtaritë që lidhen me pasuritë e patundshme dhe arsimin.Nga VMRO-DPMNE thonë se këta tregues janë dëshmi se politikat ekonomike po japin rezultate dhe paralajmërojnë vazhdimin e masave të orientuara drejt hapjes së vendeve të punës me paga më të larta dhe rritjes së mëtejshme të standardit të jetesës.

/SHENJA/

MARKETING