Liverpool s’heq dorë nga Diomande, gati t’ia mbush “arkat” Leipzigut
Liverpool nuk e ka ndërmend të dorëzohet nga lufta për të siguruar shërbimet e futbollistit të RB Leipzig, Yan Diomande.
Pas oferta e parë e gjigantit anglez prej 100 milionë eurosh është refuzuar nga skuadra e Bungesligës gjermane, “The Reds” po përgatitet të bëjë ofertën e re për talentin 19-vjeçar.
Gazetari i famshëm i transferimeve, Fabrizio Romano ka thënë se Liverpooli po përgatitet të përparojë në negociatat për Diomandé.
Ai ka shkruar se RB Leipzig këmbëngul të mos e shesë lojtarin, duke u përpjekur ta mbajë atë në klub edhe për një sezon, por Diomandé është i hapur për t’u larguar.

