Bunjamin Shabani rinovon me Struga Trim Lum edhe për dy sezone

Bunjamin Shabani rinovon me Struga Trim Lum edhe për dy sezone

Njëri nga futbollistët me përvojën më të gjatë në radhët e Struga Trim Lum, Bunjamin Shabani, ka rinovuar kontratën me klubin strugan edhe për dy sezone të tjera, raporton SHENJA.

Shabani, i cili është pjesë e skuadrës që nga vera e vitit 2020, zhvilloi një sezon të shkëlqyer, duke qenë një nga lojtarët më të dalluar dhe më konstantë në fushë. Me vazhdimin e kontratës, ai do të mbetet pjesë e Strugës në përpjekjet e klubit për të luftuar sërish për titullin kampion.

Deri më tani, Shabani ka zhvilluar 157 ndeshje dhe ka shënuar 28 gola në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut me fanellën e Struga Trim Lum. Mesfushori 35-vjeçar iu bashkua klubit nga Drita, ndërsa më parë ka luajtur edhe për Shirak, Shkupi, Renova, Shkëndija dhe Skopje.

MARKETING