Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Klubi i futbollit Fenerbahçe ka njoftuar se ka arritur marrëveshje në parim për rikthimin e sulmuesit kosovar Vedat Muriqi, i cili pritet të mbërrijë sonte në Stamboll për kontrolle mjekësore dhe finalizim të transferimit, transmeton Anadolu.

Sipas klubit, 32-vjeçari do të ulet sonte në aeroportin Sabiha Gokçen dhe më pas do të zhvillohen bisedimet e fundit për finalizimin e marrëveshjes.

Muriqi vjen nga Mallorca, ku sezonin e kaluar shënoi 23 gola në 37 ndeshje në La Liga.

MARKETING