(VIDEO) Azizi: Kemi dëshmi se opozita shqiptare e hoqi vet balancuesin
“Kemi dëshmi që opozita shqiptare e hoqi vet balancuesin”, kështu deklaroi zëdhënësja e Qeverisë, Venera Latifi – Azizi duke folur për Propozim-ligjin për Përfaqësim të Drejtë gjatë emisionit IMPAKT në Televizionin SHENJA. Ajo ka akuzuar opozitën shqiptare duke thënë se janë pikërisht ata që sot flasin kundër ligjit, janë ata të cilët kanë dhënë mendim pozitiv që të hiqet balancuesit. Ajo tha se, balancuesi ishte një kalkulator i thjeshtë, por pa mekanizëm mbrojtës dhe pa u vërtetuar deklarimi se a është i rrejshëm apo nuk është i rrejshëm.
Venera Latifi – Azizi, zëdhënëse e Qeverisë
“Ligjin kanë pasur mundësi të sjellin mekanizma, nuk kanë sjellur, 3 vjet ka shkuar kështu, ka qenë një strategji.. Me balancuesin janë keqpërdorur. 04:27 E hoqën vet dhe kemi dëshmi se e hoqën vet, me kërkesë, pikërisht tre vite më parë. Në qershor të vitit 2023 shembull kam këtu një mendim pozitiv që ka dhënë vet Bujar Osmani, kur ishte në atë kohë ministër. Një tjetër mendim pozitiv për heqjen e balancuesit Kreshnik Bekteshi është këtu, një tjetër mendim pozitiv nga Ministria e Drejtësisë që drejtohej nga Krenar Lloga një lloj është këtu, dmth tre ministra u bënë”.
Tutje ajo thotë se statistikat e ekspertëve tregojnë se vetëm në vitin 2025, qytetarët kanë shpenzuar 2,8 miliard euro në kazino. Nga ku deklaroi se pikërisht për këtë arsye, tanimë me ligjin për lojërat e fatit i cili është në procedurë parlamentare, synohet mbrojtja e qytetarëve nga varfërimi sepse kazinot dhe bixhozi, siç tha ajo, sjellin varfërim.
Venera Latifi – Azizi, zëdhënëse e Qeverisë
“Meqë jemi në Çair, do të jap një shembull për Çairin, kemi 10 shkolla dhe kemi 24 kazino dhe jemi 3.4 kilometra katrorë territor dhe gjithë këto kazino që janë afër shkollave do të largohen, pa marrë parasysh cila është metoda e matjes 500 metra larg shkollave do të jenë, fëmijët nuk do të kalojnë më pranë kazinove për të hyrë në shkollë, nuk do të ketë as aparate në vend pagesat ku luhen baste, nuk do të ketë as reklama”.
Ndërkaq sa i përket çështjes së provimit të jurisprudencës, zëdhënësja thotë bindshëm se studentët shqiptar do ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, dhe se tani më komisioni po zhvillon aktivitetet dhe sipas saj kjo çështje ka përfunduar por është vetëm çështje kohe.
Anida Murati /SHENJA/

