Osmani: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për anulimin e emërtimeve në Tetovë është goditje ndaj identitetit shqiptarë

Osmani: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për anulimin e emërtimeve në Tetovë është goditje ndaj identitetit shqiptarë

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të anuluar vendimin për emërtimet e rrugëve dhe shesheve në Tetovë.
Sipas tij, kjo është një tjetër goditje ndaj identitetit shqiptarë.
“Gjykata Kushtetuese anuloi vendimin për emërtimet e rrugëve dhe shesheve në Tetovë, duke rikthyer emrin “Marshal Tito” në vend të sheshit “Iliria”.
Një tjetër goditje ndaj identitetit shqiptar.
Një tjetër plagë mbi të ardhmen e përbashkët.
Një tjetër hap prapa për këtë vend.
Në fund, Bilall Kasami duhet të jetë i lumtur. Dikur shkruante poezi për Titon.
Sot, Tito u kthye në Tetovë gjatë qeverisjes së tij dhe VVLEN-it.
Shqiptarët nuk do ta harrojnë.”, ka shkruar Osmani.

MARKETING