Policia në Shkup arreston disa persona, u gjetën substanca narkotike
Policia e Shkupit ka arrestuar disa persona në operacione të zhvilluara më 16 dhe 17 qershor 2026 në lokacione të ndryshme të qytetit.
Sipas njoftimit, në pranga janë vënë disa persona nga Shkupi dhe rrethina e tij, si dhe nga Tetova, pasi tek ata është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike, përfshirë pluhur të bardhë, substancë të ngurtë të bardhë dhe marihuanë.
Të arrestuarit janë të moshave të ndryshme, nga 19 deri në 48 vjeç.
Autoritetet bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen parashtresat përkatëse.

