Zyrtare: Bernardo Silva lojtar i Real Madridit

Zyrtare: Bernardo Silva lojtar i Real Madridit

Mesfushori Bernardo Silva i është bashkuar zyrtarisht gjigantit spanjoll Real Madrid.

Skuadra madrilene ka njoftuar se portugezi ka nënshkruar kontratë për dy vitet e ardhshme.

“Real Madridi dhe Bernardo Silva kanë arritur marrëveshje, ku ai do të jetë lojtar i Real Madridit për dy sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2028”, thuhet në komunikatë.

Silva njoftoi largimin nga Manchester City ku fitoi të gjitha trofetë e mundshëm muaj më parë, ndërsa nuk humbi kohë për ta kompletuar kalimin te gjiganti madrilen.

Portugezi ishte në negociata edhe me Barcelonën e Atletico Madridin, me këta të fundit thuhet se edhe kishte marrëveshje në parim, por kur Reali iu bashkua garës ndryshoi e tërë situata.

Ndërkohë, Reali pritet të bëjë zyrtare edhe afrimin e dyshes Ibrahima Konate dhe Denzel Dumfries, ndërsa po vazhdojnë të jenë mjaftë aktiv në afatin kalimtar veror.

MARKETING