(VIDEO) Ekspertët debatojnë për Ligjin e Përfaqësimit të Drejtë dhe Adekuat

(VIDEO) Ekspertët debatojnë për Ligjin e Përfaqësimit të Drejtë dhe Adekuat

Nevoja për miratimin e ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat solli edhe organizimin e debatit publik për të njëjtin ligj. Profesori dhe akademiku Jeton Shasivari një ndër përpiluesit e këtij ligji në këtë debat e arsyetoi nevojën për miratimin e ligjit në fjalë.

Shasivari duke përmendur të drejtat ndërkombëtare, tha se edhe në këtë ligj, deklarimi i përkatësisë etnike është çështje ndjesie dhe futet në pjesët e të dhënave të klasifikuara.

JETON SHASIVARI – AKADEMIK

Ligji garanton paekujvokë të drejtën e çdo individi për vetë-identifikim të lirë, përfshirë edhe të drejtën për mos të deklaruar përkatësinë kombëtare. Kjo është plotësisht në përputhje me standardet e vendosura nga instrumentet ndërkombëtare dhe praktikë e organizatave ndërkombëtare. Ku theksohet se  përkatësia kombëtare është një çështje e ndjenjës personale dhe nuk mund të imponohet si detyrim nga ana e shtetit.

Kundër këtij ligji doli profesori tjetër universitar, Argëtim Saliu, i cili tha se ligji në fjalë edhe nëse miratohet nuk përmbushë nevojat reale të përfaqësimit.

ARGËTIM SALIU – PROFESOR UNIVERSITAR

Dëshiroj tua rikujtoj kolegëve, periudhën e para vitit 2001. Në kohën e ish Jugosllavisë sa ishte përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, të etniteteve të përfaqësuara në institucionet e administratës publike dhe shtetërore. Konkretisht për shqiptarët, nga hulumtimet që i kam ka qenë, 0,8%. Ndërsa para vitit 2001…..

Në vazhdën e këtij debati u fol shumë pro dhe kundër këtij ligji dhe u shtruan edhe shumë argumente nga profesorë dhe nga pjestarë nga sektori civil. Edhe pse nuk foli, të gjitha kritikat dhe lëvdatat për këtë ligj i ndëgjoi edhe zv. Kryeministri i parë i cili do të jetë edhe udhëheqësi i trupit koordinues dhe mbikqyrës i këtij ligji.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING