Cakolli: Nëse vazhdon trendi i njejtë i votave me postë, VV mund të marrë 52 mandate

Cakolli: Nëse vazhdon trendi i njejtë i votave me postë, VV mund të marrë 52 mandate

Hulumtuesi nga “Demokracia në Veprim”, Eugen Cakolli, ka deklaruar se nëse vazhdon i njëjti trend i përqindjeve nga votat me postë, atëherë Lëvizja Vetëvendosje mund të arrijë deri në 52 ulëse në Kuvend.

Sipas tij, deri në përfundim të procesit të numërimit, numri i votave të vlefshme me postë pritet të arrijë rreth 82 mijë e 500.

Cakolli thekson se trendet e votimit me postë ndryshojnë nga ato të votimit në ambasada dhe konsullata, duke shtuar se projeksionet aktuale bazohen vetëm në ecurinë e deritanishme të rezultateve.

“Ajo që vërehet deri tani është se trendet e votimit me postë dallojnë nga ato të votimit në ambasada dhe konsullata. Nëse përqindjet aktuale të votave me postë do të mbeteshin përafërsisht të njëjta deri në përfundim të numërimit, projeksionet tregojnë se LVV do të ishte në zonën e 52 mandateve. Megjithatë, gara dhe lëvizjet për të paktën dy mandate tjera mbeten ende të hapura mes partive dhe rezultati përfundimtar do të varet nga mënyra se si do të shpërndahen votat në pjesën e mbetur të procesit të numërimit”, ka shkruar ai në një reagim.

Sipas tij, megjithatë gara për mandatet e mbetura vazhdon të jetë e hapur dhe rezultati final do të varet nga përfundimi i numërimit të të gjitha votave.

MARKETING