(VIDEO) Nesër dhe të hënën, pritet mot kryesisht me diell

(VIDEO) Nesër dhe të hënën, pritet mot kryesisht me diell

Moti vazhdon të karakterizohet nga periudha me diell, por pa munguar as edhe vranësirat që herë pas here priten se do të shfaqen. Drejtoria per Punë Hidrometorologjike ka bërë të ditur se ditën e nesërme në Shkup, moti pritet te jetë kryesishtë me diell dhe sipas tyre do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.

DPHM njofton se ditën e hënë moti pritet të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Ku siç thonë ata në pjesët perëndimore do të fryjë erë e përforcuar, herë pas here e fortë (mbi 50 km/orë) nga drejtimi perëndimor.

Ndërkaq ditën e martë sipas DPHM-së, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Kurse në pjesët veriperëndimore do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale shiu dhe paraqitje të rrallë të bubullimave. Pritet të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, më e theksuar në pjesët lindore.

DPHM theksoi se ditën e mërkurë moti kryesisht do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell, në disa vende do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Dhe sipas tyre do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme. /SHENJA/

 

MARKETING