(VIDEO) Javë e dhunshme, raport policor i mbushur me dhunë brenda familjes

(VIDEO) Javë e dhunshme, raport policor i mbushur me dhunë brenda familjes

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje, ndërsa pesë persona janë privuar nga liria. MPB njofton se në Strumicë, një grua 59-vjeçare u arrestua pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht nusen e saj dhe nipin e mitur. Në Gostivar, një 53-vjeçar u arrestua pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht djalin e tij 30-vjeçar dhe më pas e ka kërcënuar atë dhe nënën e tij me një mjet të mprehtë. Kurse në Manastir, një 35-vjeçar u arrestua pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 34-vjeçare, duke i shkaktuar lëndime.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

Në Veles ka pasur denoncim, ku një 28-vjeçar u arrestua pasi dyshohet se ka shkelur urdhrin gjyqësor të mbrojtjes, duke kërcënuar familjarët dhe duke dëmtuar orenditë në shtëpinë e prindërve të tij. Në Kumanovë, një 39-vjeçar u arrestua pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij 62-vjeçare, e cila sipas denoncimit ka qenë për një kohë të gjatë viktimë e dhunës psiqike dhe fizike nga i biri. Ndërsa në Shkup ka pasur një rast ku një 41-vjeçare ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj”

MPB informoi se po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve dhe pas dokumentimit të plotë të tyre, ndaj kryerësve do të ngrihen kallëzime penale. /SHENJA/

 

MARKETING