Media amerikane: Irani ka pranuar një “marrëveshje të bazuar në performancë” që kërkon “lëshime të mëdha”
Irani ka rënë dakord për një “marrëveshje të bazuar në performancë” me SHBA-në, e cila do të kërkonte “lëshime të mëdha” nga ana e Teheranit përpara se të marrë ndonjë lehtësim të sanksioneve, raportoi Fox News të premten, duke cituar një zyrtar të Shtëpisë së Bardhë, transmeton Anadolu.
Sipas marrëveshjes, citohet të ketë thënë zyrtari, materiali bërthamor i Iranit do të shkatërrohet dhe do të largohet, programi i tij bërthamor do të çmontohet, ndërsa “asnjë nga paratë e tij nuk do të lirohen derisa të përmbushë angazhimet e tij”.
Zyrtari gjithashtu thuhet se ka thënë se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e hapur dhe Irani do të pranojë të ndalojë financimin e grupeve militante.

