Paraburgim për një 78-vjeçar nga Tetova, sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij 74-vjeçare
SPB Tetovë njofton se dje (11.06.2026), në orën 16:00, nëpunës policorë nga SPB Tetovë e privuan nga liria Sh.A. (78) nga Tetova, duke vepruar pas denoncimit paraprak se rreth orës 09:00, në shtëpinë familjare, e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 74-vjeçare dhe i ka shkaktuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës.
Ai është ndaluar në stacion policor dhe ndaj tij është ngritur kallëzim përkatës sipas nenit 130 të Kodit Penal.
“Më pas është nxjerrë para gjykatësit kompetent, i cili i ka caktuar masë paraburgimi tetëditore. Ai është shoqëruar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu -Shkup për vuajtjen e masës së paraburgimit”, thonë nga SPB.

