(VIDEO) Deputetët debatojnë për shkarkimin e Ministrit të Bujqësisë
Në Kuvend vazhdon debati për inteperlancën që LSDM-ja dorëzoi kundër Ministrit të Bujqësisë Cvetan Tripunovski. Interpelancën në foltoren e Kuvendit e arsyetoi ish ministri i Bujqësisë, tani deputet në rradhët e opozitës, Ljupço Nikollovski i cili e akuzoi Tripunovskin për dështim në çdo fushë në bujqësi.
Ai tha se ministria nuk i ka paguar ende subvencionet bujqve dhe prandaj, Tripunovski duhet të largohet.
LJUPÇO NIKOLLOVSKI – DEPUTET
“Mandatin e filluat me premtime për shpëtim të bujqësisë, kurse po e përfundoni si simbol i papërgjegjësisë, paditurisë dhe skandaleve. Nga përgjegjësia nuk mund të ikë edhe Qeveria e cila lejoi menaxhim të keq për dy vite të këtyre institucioneve. Dy vite në të cilat, drejtorët dhe ministrat merren, jo me krijimin e masave, por merren me denoncime imagjinare, suspendime dhe me degradim të të gjithë profesionistëve dhe krijimin e masave korruptive”.
Akuzave të Nikollovskit, ju përgjigj me kundër akuza, vet ministri Tripunovski i cili tha se ka fakte dhe argumente që e dëshmojnë të kundërtën që e thonë opozitarët.
Sipas Tripunovskit, fajtori kryesorë për gjendjen në të cilën ndodhen aktualisht bujqit e ka pikërisht Nikollovski.
CVETAN TRIPUNOVSKI – MINISTËR I BUJQËSISË
“T’ju rikujtoj se mbi 1.600 të punësuar në Pyet Kombëtare i latë pa paga për më shumë se katër muaj, ndërmarrje të cilën e mbipunësuat dhe e latë me borxhe dhe punëtorët i latë pa rroga për katër muaj. Tani po thoni se jeni të shqetësuar për qytetarët dhe bujqit. Katër muaj i latë pa rroga, pa sigurim shëndetësorë dhe pa sigurim pensional. Në Shoqatën Aksionare, “Ekonomia e Ujërave”, mbi 500 të punësuar i latë pa rroga, a nuk shqetësoheshit atëherë për këto ndërmarrje dhe këto qytetarë?”
Debatit në mbrojtje dhe kundër ministrit ju bashkëngjitën edhe shumë deputet të pozitës dhe opozitës.
Interpelanca kundër Tripunovskit ishte pika e parë e rendit të ditës, në të cilën ndodhen si pikë e 14-të edhe ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat i propozuar nga Qeveria po edhe ligji kundër duhanit, ligji kundër kazinove po edhe ligji i opozitës për përfaqësim të drejtë.
Mevludin Imeri /SHENJA/

