Kuvendi konfirmon dorëheqjen e zëvendëskryeministrit Arben Fetai

Kuvendi konfirmon dorëheqjen e zëvendëskryeministrit Arben Fetai

Kuvendi ka konfirmuar sot dorëheqjen e zëvendëskryeministrit për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, në seancën e 104-të.

Fetai kishte dhënë dorëheqjen më 1 qershor, duke njoftuar vendimin në rrjetet sociale. Ai tha se po largohej nga detyra me “kokën lart” dhe me ndërgjegje të pastër.

Në mesazhin e tij, ai falënderoi të gjithë ata që e mbështetën gjatë dy viteve në detyrë dhe tha se ka punuar me përkushtim në reformat për transparencë dhe sundim të ligjit.

Ai shtoi se, për shkak të rrethanave aktuale, nuk mund të vazhdojë më detyrën me efikasitetin e kërkuar.

MARKETING