Mot me diell dhe i nxehtë, pasdite shi i rrëmbyeshëm lokal
Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të pakta deri në mesatare. Pasdite do të ketë paqëndrueshmëri lokale me reshje të rrëmbyeshme, bubullima, erë e fuqishme dhe kushte për stuhi të izoluara me breshër.
Do të ketë erë të dobët deri në mesatare, ndërsa përgjatë lumit Vardar vende-vende e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri në 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 25 deri në 33 gradë Celsius.
Nga dita e enjte pasdite deri të premten moti pritet të jetë me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima./

