Agon Elezi, futbollisti më i vlefshëm në elitën e Bosnjë e Hercegovinës
Mesfushori shqiptar nga Shkupi, Agon Elezi, po vazhdon të konfirmojë ngritjen e tij në futbollin rajonal. Sipas përditësimit më të fundit të vlerave të tregut nga Transfermarkt, futbollisti i FK Sarajevo është vlerësuar me 800 mijë euro, duke u renditur në vendin e parë të lojtarëve më të shtrenjtë në elitën e futbollit të Bosnjë e Hercegovinës.
Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut ndan kreun e listës me Madžid Šošić të FK Željezničar Sarajevo, ndërsa pas tyre renditen lojtarë nga FK Borac Banja Luka dhe HŠK Zrinjski Mostar, të cilët vlerësohen rreth 700 mijë euro.
Për Elezin, kjo është një tjetër dëshmi e formës së tij të qëndrueshme dhe paraqitjeve të mira me Sarajevën, ku është shndërruar në një nga lojtarët kyç të skuadrës. Në moshën 24-vjeçare, ish-lojtari i FC Shkupi dhe KF Vëllazërimi 77 po vazhdon të rrisë vlerën e tij në tregun ndërkombëtar, duke u renditur mes emrave më të vlerësuar në kampionatin boshnjak sipas Transfermarkt.

