“Çfarë dreqin po bën?”, Trump i ashpër me Netanjahun: Je çmendur fare, të shpëtova nga burgu, tani të gjithë e urrejnë Izraelin!

“Çfarë dreqin po bën?”, Trump i ashpër me Netanjahun: Je çmendur fare, të shpëtova nga burgu, tani të gjithë e urrejnë Izraelin!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka pasur një përplasje të ashpër verbale me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu gjatë një telefonate të zhvilluar të hënën, lidhur me përshkallëzimin e operacioneve ushtarake izraelite në Liban.

Sipas një raportimi të Axios, që citon dy zyrtarë amerikanë, Trump e quajti Netanyahun “të çmendur” dhe e akuzoi për mungesë mirënjohjeje, ndërsa kundërshtoi planet e Izraelit për të kryer sulme në Bejrut.

Telefonata u zhvillua vetëm pak orë pasi Irani paralajmëroi se veprimet e vazhdueshme ushtarake të Izraelit në Liban mund të çojnë në dështimin e negociatave që po zhvillohen mes Teheranit dhe Uashingtonit.

Sipas burimeve të cituara, Trump i kujtoi Netanyahut mbështetjen që i ka dhënë ndër vite, duke pretenduar se ka luajtur rol të rëndësishëm në mbijetesën e tij politike, përfshirë edhe gjatë proceseve gjyqësore për korrupsion me të cilat është përballur kryeministri izraelit.

Një nga zyrtarët amerikanë tha se Trump i është drejtuar Netanyahut me fjalët: “Je çmendur plotësisht. Do të ishe në burg po të mos isha unë. Po përpiqem të të shpëtoj. Tani të gjithë të urrejnë. Të gjithë e urrejnë Izraelin për shkak të kësaj.”

Një tjetër burim tha se presidenti amerikan ishte “jashtëzakonisht i zemëruar” dhe në një moment i bërtiti homologut të tij izraelit: “Çfarë dreqin po bën?”

Shqetësime për izolimin ndërkombëtar

Sipas zyrtarëve amerikanë, Trump pranoi se Hezbollah ka vazhduar sulmet kundër Izraelit dhe se Izraeli ka të drejtë të mbrohet. Megjithatë, ai vlerësoi se Netanyahu ka shkuar shumë larg me përshkallëzimin e operacioneve ushtarake ditët e fundit.

Administrata amerikane ka shprehur shqetësim të veçantë për kërcënimet lidhur me bombardimin e Bejrutit, si dhe për zgjerimin e operacioneve tokësore në jug të Liban.

Po ashtu, zyrtarët amerikanë kanë ngritur shqetësime për numrin e lartë të viktimave civile dhe për sulmet ndaj ndërtesave që synojnë komandantë të veçantë të Hezbollahut.

MARKETING