Shkëndija e Haraçinës afër ligës së parë, luan me Pelisterin

Shkëndija e Haraçinës afër ligës së parë, luan me Pelisterin

Shkëndija e Haraçinës sot do të luajë ndeshjen e balotazhit për inkuadrim në Ligën e Parë. Skuadra nga Haraçina për kundërshtarë do të ketë ekipin e Pelisterit, nga Manastiri. Për skuadrën shqiptare, kjo ndeshje cilësohet historike, pasi ndodhen një hap vetëm larg inkuadrimit për herë të parë në elitën e futbollit vendor, përderisa Pelisteri do të luftojë për të ruajtur statusin e skuadrës së Ligës së Parë. Ndeshja ndërmjet Shkëndijës së Haraçinës dhe Pelisterit është përcaktuar të luhet sot pasdite në Kavadar, duke nisur nga ora 16:30. Ndërkohë në të njejtin termin do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër e balotazhit për në Ligën e Parë, aty ku do të përballen Brera me Skopjen.

MARKETING