Nuk ka fitues në kohën e rregullt, PSG – Arsenal shkon në vazhdime

Nuk ka fitues në kohën e rregullt, PSG – Arsenal shkon në vazhdime

Është mbyllur pa fitues koha e rregullt ndërmjet Paris Saint-Germain dhe Arsenalit.

Skuadra franceze ka qenë më e mirë dhe më dominuese, me epilogun për 90 minuta që rezultoi të jetë 1-1.

Arsenali e nisi shumë më mirë për të kaluar në epërsi përmes Kai Havertz, i cili realizoi pas vetëm gjashtë minutave lojë.

PSG-ja që atëherë mori krejtësisht lojën në dorë për të krijuar rast pas rasti, por deri vonë nuk e theu mbrojtjen londineze.

Ishte Khvicha Kvaratskhelia që u faullua brenda zonës, kësisoj PSG-ja fitoi penallti, nga e cila i pagabueshëm ishte fituesi i Topit të Artë Ousmane Dembele.

PSG-ja ishte prapë më e mirë edhe në pjesën e mbetur, duke pasur raste përmes Kvaratskhelia, Barcola dhe Vitinha, por që fati ishte në anën e Arsenalit.

Kësisoj, mbetet të shihet në vazhdime nëse do të ketë fitues apo do të nevojiten edhe penalltitë për të mësuar kampionin e Evropës për vitin 2026.

MARKETING