Sezon për t’u mbajtur mend, Suhejl Muharemi e mbylli me 10 gola dhe paraqitje fantastike

Sezon për t’u mbajtur mend, Suhejl Muharemi e mbylli me 10 gola dhe paraqitje fantastike

Futbollisti nga Shkupi, Suhejl Muharemi, ka lënë pas vetes sezonin më të mirë në karrierën e tij, duke qenë një prej lojtarëve më të rrezikshëm në repartin ofensiv të Ligës së Parë ne Maqedoni. Sulmuesi anësor sezonin e nisi te FC Shkupi, ndërsa e përfundoi te Rabotniçki, ku shpërtheu me paraqitje mbresëlënëse dhe gola vendimtarë. Muharemi e mbylli kampionatin me statistika fantastike, 10 gola dhe 3 asistime në 28 paraqitje, duke dëshmuar formë të jashtëzakonshme gjatë gjithë sezonit.

Veçanërisht te Rabotniçki, shkupjani ishte një “makineri golash”, pasi ishte në 13 ndeshje si titullar realizoi 8 gola dhe 2 asistime.

Forma e tij kulmoi me një seri të frikshme prej 5 golash në 4 ndeshje radhazi, duke u shndërruar në liderin kryesor të skuadrës në fazën ofensive. /SHENJA/

MARKETING