(VIDEO) Mickoski: Rruga e vendit drejt BE-së me bllokada joparimore

(VIDEO) Mickoski: Rruga e vendit drejt BE-së me bllokada joparimore

Rruga jonë drejt BE-së, për fat të keq, është e mbushur me bllokada joparimore, për shkak të të cilave vihet në pikëpyetje integriteti i vetë procesit, ka deklaruar kryeministri Hristijan Mickoski gjatë konferencës së përbashkët me homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni. Ai tha se, shteti nuk ka më hapësirë për lëshime në çështjet e identitetit dhe nëse proceset bilaterale janë ato që duhet ta gjykojnë rrugën evropiane të vendit, atëherë do të bëjnë përpjekje në një mënyrë tjetër,

MARKETING

Description of image

Hristijan Mickoski, kryeministër i Maqedonisë së Veriut

Së bashku me Kroacinë e morëm statusin e vendit kandidat, madje besoj se ne edhe disa muaj më herët. Së bashku me Kroacinë, nga ana e KE-së në vitin 2009 morëm raportin e parë pozitiv për të filluar negociatat. Fatkeqësisht, rruga jonë mori një drejtim tjetër, përkatësisht integrimi ynë në BE u shndërrua në bilateralizim të atij procesi. Më të rëndësishme u bënë çështjet bilaterale sesa kriteret e Kopenhagës, gjë që krijoi shumë frustrime tek ne si qytetarë maqedonas, sepse vlerësojmë se prej kohësh e kemi merituar vendin tonë në kuadër të asaj familjeje”.

Ndërkaq, kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, tha se Kroacia mbetet mbështetëse e fortë dhe e vazhdueshme e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Ai vlerësoi se situata aktuale është e padrejtë dhe shprehu gatishmërinë e Zagrebit për të ndihmuar në zhbllokimin e procesit dhe për ta çuar Maqedoninë e Veriut drejt anëtarësimit në BE.

Andrej Plenkoviq, kryeministër i Kroacisë

Ju kemi mbështetur që nga dita e parë. Më kujtohet fillimi i viteve 2000, kur Kroacia ishte një hap pas jush. Sot jemi tashmë 13 vjet anëtare e Bashkimit Evropian. Nuk ka shembull më të mirë se sa e padrejtë është situata aktuale dhe sa e rëndësishme është që proceset të zhbllokohen dhe të ndërmerren hapa kyç drejt anëtarësimit. Kroacia do të vazhdojë të ndihmojë në atë proces, si pjesë e natyrshme e marrëdhënieve mes dy vendeve, nga aleanca në NATO, si dhe reformat që po zbaton Maqedonia e Veriut”.

Kujtojmë se kancelari gjerman Friedrich Merz, në një letër drejtuar së fundmi liderëve të Bashkimit Evropian, bëri thirrje për zgjidhje inovative për përshpejtimin e procesit të zgjerimit, duke vendosur fokus të veçantë te Ukraine, por edhe te vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Moldova.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING