(VIDEO) Hoxha: VLEN është i gatshëm për zgjedhje të parakohshme

(VIDEO) Hoxha: VLEN është i gatshëm për zgjedhje të parakohshme

VLEN është i gatshëm për zgjedhje të parakohshme parlamentare kurdo që ato të mbahen”. Kështu është shprehur ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor nga radhët e partisë VLEN, Muhamet Hoxha, në emisionin “Debat në SHENJA”. Megjithatë, Hoxha thotë se këtë vit nuk pritet të ketë zgjdhje, kurse për më vonë tha se do të diskutojnë.

Muhamet Hoxha, Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Në vitin 2026/2027 të fokusohemi në realizimin e projekteve të cilat janë shumë të rëndësishme për qytetarët sepse përndryshe, shpallja e zgjedhjeve, procedura të cilat janë të nevojshme prej themelimit të qeverisë së përkohshme teknike, shumë mirë e dinë stagnon gjithçka në realizimin e projekteve por nëse vendoset të ketë zgjedhje të parakoshme parlamentare ne gjithmonë jemi gati. Kjo qeveri ëshë më shumë se stabile, vitin 2026 nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ashtu është edhe vendimi. Për më tutje do të diskutojmë”.

Ministri Hoxha, theksoi se po punohet për harmonizimin e ligjeve për mbrojtjen e mjedisit me standardet e Bashkimit Evropian.

Muhamet Hoxha, Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Jemi në vazhdimësi në harmonizim me legjislaturën evropiane, pra me direktivën e Bashkimit Europian për mbrojtjen e ambientit jetësor dhe në vazhdimësi marrim masat që janë në pajtueshmëri me standardet evropiane. Pikërisht edhe ata që e theksova më herët që ka të bëjë me ndotjen dhe masat të cilat ndërrmerren kanë të bëjnë me standardet evropiane në pjesën e ambientit jetësor”.

Sa i përket problemit me mbeturinat, ai tha se paralelisht me ndërtimin e qendrave rajonale për grumbullimin e mbeturinave do të ndërtohen edhe transfer-qendrat të cilat komunat do të mund t’i bartin mbeturinat në transfer qendrën e cila njëkohësisht do të jetë e lidhur me qendrën rajonale për grumbullimin e mbeturinave.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING