Çfarë po ndodhë me mbeturinat në Komunën e Likovës? Përgjigjet Hoxha
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, ka folur në emisionin “Debat në SHENJA” për zgjidhjen e problemit me mbeturinat në komunën e Likovë.
“Zgjidhja e këtij problemi janë qendrat rajonale për grumbullimin e mbeturinave. Paralelisht me ndërtimin e qendrave rajonale për grumbullimin e mbeturinave do të ndërtohen edhe transfer-qendrat të cilat komunat do të mund t’i bartin mbeturinat në transfer qendrën e cila njëkohësisht do të jetë e lidhur me qendrën rajonale për grumbullimin e mbeturinave të cilat konkretisht Likova do të jetë në rajonin ku do të ndërtohet qendra rajonale për grumbullimin e mbeturinave në Sveti Nikole. Atje shpresojm që i gjithë procesi udhëhiqet nga Komisioni Evropian”, deklaroi Hoxha. /SHENJA/

