Liga e Parë, sot mbyllet sezoni 2025/2026
Sot zhvillohen dy ndeshjet e fundit të javës së 33-të në elitën e futbollit vendor, me skuadrat që synojnë ta mbyllin sezonin sa më mirë. Rabotniçki, që tashmë ka humbur statusin e skuadrës elitare për sezonin e ardhshëm, do të përballet me Tikveshin në një duel ku mysafirët kërkojnë pikë të rëndësishme për renditjen finale. Në takimin tjetër, Makedonija Gjorçe Petrov, e cila gjithashtu është përshëndetur nga liga e parë, do të luajë kundër Sileksit. Skuadra nga Kratova tashmë ka siguruar pjesëmarrjen në garat evropiane dhe synon ta mbyllë kampionatin me fitore. Të dyja ndeshjet janë paraparë të nisin nga ora 16:30. /SHENJA/

