(VIDEO) Pesë raste të dhunës në familje, tre persona janë arrestuar

(VIDEO) Pesë raste të dhunës në familje, tre persona janë arrestuar

Një 40-vjeçar nga Gostivari është arrestuar për shkak se drejtoi makinën e tij nën ndikim të alkoolit dhe jo vetëm. Siç njoftojnë nga policia, V.B me makinën e tij të tipit “Reno”, kishte regjistruar edhe shkelje tjetër, duke kaluar në semafor të kuq. Se V.B ka qenë nën ndikim të alkoolit policia ka konstatuar gjatë kontrollit të veturës që ai drejtonte dhe menjëherë pas kontrollit, efektivët policorë kanë konfiskuar veturën.

Ndërkohë, nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej pesë raste të dhunës në familje, ndërsa tre persona janë arrestuar pas denoncimeve për sulme fizike dhe kërcënime.

Në një rast në Shkup, një grua 33-vjeçare raportoi se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj 39-vjeçar pas një grindjeje në shtëpinë familjare. Gjithashtu, policia arrestoi një 50-vjeçar nga rrethina e Shkupit pasi bashkëshortja e tij 46-vjeçare e denoncoi për dhunë fizike.

MPB

Zyrtarë policorë të SPB Shkup kanë privuar nga liria I.I, 50 vjeçarë nga Shkupi pas denoncimit nga bashkëshortja e saj, 46 vjeçare se është sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre familjare”.

Në një tjetër rast në Shkup, një grua 43-vjeçare denoncoi se bashkëshorti i saj, me të cilin nuk jeton më bashkë, e kishte sulmuar fizikisht atë dhe vajzën e tyre të mitur.

Gjithashtu raste dhune janë regjistruar edhe në Negotinë, ku një 18-vjeçar u arrestua pasi nëna e tij raportoi se ai e kishte sulmuar dhe kërcënuar atë dhe vëllain e tij të mitur. Po ashtu, në një fshat të Vinicës, policia arrestoi një 37-vjeçar pasi u raportua se bashkë me nënën e tij kishin sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 22-vjeçare. Nga MPB-ja thonë se po ndërmerren masa për zbardhjen e të gjitha rasteve dhe paralajmërojnë kallëzime përkatëse pas dokumentimit të plotë të tyre. 

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING