(VIDEO) Ministri Hoxha: Mbrojtja e planetit fillon nga oborri ynë

(VIDEO) Ministri Hoxha: Mbrojtja e planetit fillon nga oborri ynë

Me rastin e ditës ndërkombëtare të Biodiversitetit, në ambientet e Kopshtit Zoologjik në Shkup u nënshkrua memorandum bashkëpunimi mes Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe kopshteve zoologjike të Shkupit dhe Manastirit. Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Muhamet Hoxha theksoi rëndësinë e mbrojtjes së biodiversitetit dhe bashkëpunimit institucional për ruajtjen e botës shtazore dhe zhvillimin e vetëdijes ekologjike në vend.

Muamet Hoxha, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Motoja e kësaj dite të nderuar është ‘veprim lokal për ndikim global’, që na kujton në një ditë të vërtetë se mbrojtja e planetit fillon nga oborri ynë. Po ndërtojmë partneritete të forta, nënshkrimi i sotëm i memorandumit për bashkëpunim, është një shembull i vërtetë i kësaj. Duam të transformojmë këto institucione në qendra moderne europiane, qendra që parasëgjithash do të kujdesen për mirëqenien e kafshëve, mbrojtjen e botës së egër dhe edukimin e të rrinjëve”.

Ndërkaq, drejtoresha e kopshtit Zoologjik në Shkup, Katerina Dangeva Kostova tha se Biodiversiteti është themeli i jetës në Tokë, dhe se pa të, nuk ka të ardhme të qëndrueshme as për natyrën dhe as për njerëzimin. Ajo thotë se të gjithë ne, por veçanërisht brezat e rinj sot, kemi rolin më të rëndësishëm për të vazhduar kujdesin për natyrën me energji, njohuri dhe përgjegjësi të re.

Katerina Dangeva Kostova, drejtoreshë e kopshtit Zoologjik në Shkup

Sot jemi mbledhur në mjedisin e bukur të kopshtit zoologjik në zemër të Shkupit për të nxjerrë në pah rëndësinë e ruajtjes së biodiversitetit dhe rolin që secili prej nesh ka në këtë mision. Biodiversiteti është themeli i jetës në Tokë, ai mbështet rehatinë e ekosistemeve dhe siguron ajër, ujë dhe ushqim të pastër. Pa të, nuk ka të ardhme të qëndrueshme as për natyrën dhe as për njerëzimin”.

Ministri Hoxha tha se vendi ynë ka një trashëgimi të pasur natyrore, dhe vlerëson se kjo është krenari por dhe obligim për të gjithë ne, nga ku vetëm përmes punës së përbashkët mes institucioneve, komunitetit shkencor, qytetarëve dhe të rinjve, mund ta rruajmë vërtetë atë.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING