Tentoi të fuste drogë në burgun e Idrizovës, Prokuroria nisi hetim ndaj një 25 vjeçareje

Tentoi të fuste drogë në burgun e Idrizovës, Prokuroria nisi hetim ndaj një 25 vjeçareje

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka lëshuar urdhër për fillimin e procedurës hetimore kundër një 25-vjeçareje të dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” sipas nenit 215 paragrafi 1 të Kodit Penal.

Më 20 maj, ajo është përpjekur të fusë pa autorizim drogë narkotike – marihuanë dhe kokainë – në INP “Burgu Idrizovë” në Shkup, gjatë një vizite te bashkëshorti i saj që po vuan dënim në burg.

Ajo kishte sjellë dy pako në të cilat vizualisht dukej se ishin të paketuara gjithsej 60 vezë, por gjatë kontrollit me skaner dhe kontrollit fizik, është konstatuar se 28 prej tyre përmbanin pako me drogë, përkatësisht gjithsej 318,62 gram marihuanë dhe 142,2 gram kokainë.

Duke pasur parasysh peshën e veprës dhe rrezikun e arratisjes dhe përsëritjes së veprës, si dhe faktin se e dyshuara është nënë e fëmijëve të mitur, prej të cilëve një foshnje 5-muajshe, prokurori publik ka dorëzuar propozim te gjyqtari i procedurës paraprake për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për të dyshuarën.

MARKETING