Aksident me pasoja tragjike në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, raportohet për viktima

Aksident me pasoja tragjike në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, raportohet për viktima

Një aksident tragjik me pasoja vdekjeprurëse ka ndodhur në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, ku siç raportohet katër persona kanë humbur jetën pas një përplasjeje të fuqishme mes një veture dhe një kamioni.

Sipas informacioneve të para, pas goditjes së fortë vetura është përfshirë nga flakët dhe është djegur tërësisht. Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar policia, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Gjatë ditës së nesërme pritet që institucionet kompetente të dalin me më shumë detaje zyrtare lidhur me aksidentin tragjik, identitetin e viktimave si dhe rrethanat që çuan deri te kjo ngjarje e rëndë.

MARKETING